Dossena vjedh në shitore
Ish mbrojtësi i Liverpoolit, Andrea Dossena është arrestuar nën dyshim për vjedhje në një shitore.
Sport
Andrea Dossena, futbollist për të cilin Liverpool dikur kishte paguar 7 milionë funte, është arrestuar nën dyshimin e vjedhjes në një shitore në Harrods.
33-vjeçari, i cili aktualisht aktivizohet te skuadra nga League One, Leyton Orientm u arrestua në dyqanin në Knightsbridge të martën.
Dossena, i cili momentin e tij më të mirë me Liverpoolin e pati kur shënoi golin e fitores ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve, është liruar me kusht deri në përfundimin e hetimeve.