Dosjet e klasifikuara të CIA-s zbulojnë detaje “rrënqethëse” për UFO-t

Një libër i zbuluar nga dosjet e klasifikuara të CIA-s pretendon të ketë zbuluar identitetin e vërtetë të Jezu Krishtit, datën e fundit të botës dhe detajet në lidhje me UFO-t.

Fun

21/04/2019 23:50

Dosjet e deklasifikuara nga arkivat e CIA-s zbulojnë librin e çuditshëm “Story Adam dhe Eve” që daton nga 1966-ta, transmeton lajmi.net.

Ai gjendet në një pako të dokumenteve të tjera së bashku me një artikull nga revista Time – dhe një “fletë transmetimi”.

Libri – shkruar nga autori një Chan Thomas – bën një varg pretendimesh të egra rreth historisë së botës dhe një kataklizmi të ardhshëm nëlidhur me historinë biblike të përmbytjes së Noa-s.

Daily Star Online zbuloi se Thomas ka qenë një studiues i UFO-ve që punon në një projekt për Forcat Ajrore të ShBA-ve.

Ai pretendon se Jezusi nuk është figura profetike siç ceket në libër, por në vend të kësaj një dijetar i cili u stërvit në Indi.

Ai gjithashtu pretendon se ka “zona zero” në Rrugën e Qumështit, që sistemi ynë diellor kalon nëpër të çdo mijëra vjet, të cilat shkaktojnë ndryshime katastrofike në Tokë.

Autori mendon se CIA ka pasur kontakte të mëhershme me UFO-t, por që asnjëherë nuk është flitur në lidhje me këtë. /Lajmi.net/