Dortmundi e nis me fitore Ligën e Kampionëve, mposht me vështirësi Besiktasin

Borussia Dortmund ka arritur ta mposht Besiktasin.

Sport

15/09/2021 20:44

Dortmund ka mposhtur Besiktasin me rezultat 2-0, shkruan lajmi.net.

Ndeshja nisi me shumë raste të mira shënimi nga të dyja skuadrat, megjithatë golin e gjeti Dortmundi në min e 20’ përmes Jude Bellingham.

Gjermanët vazhduan me dominin dhe e shtuan epërsinë në min e 45+3’ me realizues Erling Haaland.

Krejt çka arriti të bëjë Besiktasi në pjesën e dytë ishte goli i nderit i realizuar nga Francisco Montero në min 90+4’ për rezultatin përfundimtarë 1-2.

Kështu, Dortmundi merri tre pikë të rëndësishme në xhiron e parë të Ligës së Kampionëve.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në të njëjtin orar Sheriff Tiraspoli mposhti Shakhtar Donetskin me rezultat 2-0. /Lajmi.net/