Dortmund ‘zverdh’ Arsenalin

Borussia Dortmund shënoi fitore të madhe duke mposhtur si mysafire Arsenalin me rezultat 2-1, në kryendeshjen e Grupit F në Ligën e Kampionëve. Skuadra gjermane është këndellur pas disfatës në duelin e parë nga Napoli dhe ka realizuar fitore të njëpasnjëshme ndaj Olympique Marseille dhe Arsenalit. Henrik Mkhitaryan e kaloi Dortmundin në epërsi në minutën…

Sport

22/10/2013 21:45

Borussia Dortmund shënoi fitore të madhe duke mposhtur si mysafire Arsenalin me rezultat 2-1, në kryendeshjen e Grupit F në Ligën e Kampionëve.

Skuadra gjermane është këndellur pas disfatës në duelin e parë nga Napoli dhe ka realizuar fitore të njëpasnjëshme ndaj Olympique Marseille dhe Arsenalit.

Henrik Mkhitaryan e kaloi Dortmundin në epërsi në minutën e 16-të, por rezultatin e barazoi Olivier Giroud pak para përfundimit të pjesës së parë. Mirëpo, fitoren e madhe të mysafirëve e siguroi sulmuesi Robert Lewandowski me golin e tij në minutën e 82-të.

Në duelin tjetër, Napoli fitoi si mysafir i Olympique Marseille me rezultat 2-1 falë golave nga Jose Callejon dhe Duvan Zapata.

Pas tri xhirosh, situata në Grupin F është mjaft e nxehtë pasi Dortmund, Arsenal dhe Napoli kanë nga gjashtë pikë secili kurse Marseille është në kuotën zero.