Dortmund përmbys Frankfurtin – kthehet nga dy gola disavantazh për të marrë fitoren

Borussia Dortmund ka marrë një fitore spektakolare në udhëtim kundër Frankfurtit.

Sport

08/01/2022 20:29

Dortmund shënoi fitore 2:3, në një ndeshje ku ishte duke pësuar 2:0 pas pjesës së parë, shkruan lajmi.net.

Frankfurti shënoi dy gola në 30 minutat e para të ndeshjes, me Borre në minutën e 15’ dhe 24’, që realizoi dy herë për vendasit.

Megjithatë, Dortmund nuk u dorëzuan dhe arritën të bëjnë mrekullinë duke përmbysur gjithçka.

Përmbysja filloi me Thorgan Hazard, i cili gjeti golin në minutën e 71’. Jude Bellingham barazoi shifrat në minutën e 87’, kurse vetëm dy minuta pas tij shënoi Dahoud për 2:3, për të kompletuar përmbysjen.

Dortmundi numëron tashmë 37 pikë në pozitën e dytë, derisa Frankfurti mbetet me 27 pikë në pozitën shtatë. /Lajmi.net/