Dortmund pa telashe ndaj Freiburg, Haaland shënon dy herë

Borussia Dortmund ka arkëtuar tri pikë të reja në Bundesliga.

Sport

03/10/2020 17:23

Dortmund kanë fituar në terrenin e tyre, duke mposhtur skuadrën e Freiburg me rezultatin 4:0, shkruan lajmi.net.

Në këtë ndeshje, më i dalluari ishte norvegjezi Erling Haaland, si dhe Reyna.

Haaland shënoi golin e parë në minutën e 31’, pas asistimit të Reyna, për të zhbllokuar kështu rezultatin.

Goli i dytë për skuadrën ‘verdhezi’ erdhi në minutën e 47’, kur shënoi mesfushori Emre Can, me asistimin e dytë të Reyna.

Haaland doli përsëri në skenë, përsëri me asistimin e Reyna, në minutën e 66’, për të çuar rezultatin në 3:0. Kurse, gjithçka vulosi Passlack, për 4:0, në minutën 93′.

Pas këtij takimi, Dortmund numëron gjashtë pikë, kurse Freiburg mbetet në kuotën e katër pikëve. /Lajmi.net/