Drenas: Arrestohet një burrë, dyshohet se ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Drenas. Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 12 tetor 2026, rreth orës 08:00, kur një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, raporton lajmi.net Të dy palët janë intervistuar nga organet e rendit, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është…

Lajme

13/10/2026 09:04

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Drenas.

Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 12 tetor 2026, rreth orës 08:00, kur një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, raporton lajmi.net

Të dy palët janë intervistuar nga organet e rendit, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje./Lajmi.net/