Dortmund kërkon sulmuesin e Chelsea për të zëvendësuar Sanchon

Borussia Dortmund raportohet se po monitoron nga afër situatën e sulmuesit të Chelsea, Hudson-Odoi si një objektiv i mundshëm për të zëvendësuar Jadon Sancho gjatë afatit kalimtar të verës.

Sport

25/05/2021 22:57

Gjigandët e Bundesligës janë përgatitur për largimin e Sancho këtë verë me interesin e fortë nga Manchester United, përcjell lajmi.net.

Djajtë e Kuq nuk arritën të përmbushnin çmimin prej 108 milionë euro vitin e kaluar, por ata janë favoritë për të nënshkruar Sancho për rreth 80 milion funta këtë verë.

Sipas Eurosport, klubi tashmë është në kërkim të një zëvendësimi, dhe Hudson-Odoi është objektivi kryesor për të zëvendësuar Sancho.

Reprezentuesi anglez filloi të luante rregullisht kur Thomas Tuchel mori drejtimin si menaxher dhe thuhet se po kërkohet me ngulm nga Dortmund./Lajmi.net/