Dortmund identifikon zëvendësuesin për Jadon Sancho
Dortmund po përgatitet për largimin e Sancho.

Sport
Ylli anglez, Sancho, është një nga lojtarët me vëmendjen më të madhe, para merkatos së verës.
Anësori i Borussia Dortmund lidhet me një kalim të mundshëm në Premierligë, me skuadrat si Manchester United e Liverpool që interesohen për të.
Pasur parasysh situatën, Dortmund është vënë në kërkim të një zëvendësuesi për të. Sipas ‘Sky Sport’, Feran Torres i Valencia është identifikuar si zëvendësuesi për Sancho, transmeton lajmi.net.
Agjenti i Torres tashmë është takuar me Borussia Dortmund dhe lojtarin. Torres kërkohet me ngulm edhe nga Barcelona.
Mbetet të shihet se me cilën fanellë do të luajë spanjolli gjatë sezonit tjetër. /Lajmi.net/