Dortmund identifikon dy alternativa për Erling Haaland
Borussia Dortmund ka filluar përgatitjet për të zëvendësuar Erling Haaland.
Sport
Sulmuesi norvegjez është nga emrat më të kërkuar në botën e futbollit dhe me shumë gjasë ai do t’i bashkohet Manchester Cityt në fund të këtij sezoni.
Sipas raportimeve të ‘Bild’, Dortmund tash i ka gati dy emra për ta zëvendësuar golashënuesin më të mirë në skuadër, përcjell lajmi.net.
Hugo Ekitike i Reims dhe Adam Hlozek i Sparta Prague janë dy emrat që skuadra ‘verdhezi’ ka identifikuar si pasues të Haaland.
Haaland ndërkohë pritet të bëhet lojtari më i paguar në botën e futbollit, me kalimin e tij në ‘Etihad’. /Lajmi.net/