Dortmund i përgjigjet Man Utd për Sanchon

Borussia Dortmund nuk do ta shesë Jadon Sanchon këtë verë sipas drejtorit sportiv të klubit, Michael Zorc.

Sport

13/03/2019 17:36

Sancho po gëzon një sezon fantastik në Bundesligë, duke shënuar tetë gola dhe duke regjistruar 10 asistime në 25 paraqitje.

Paraqitje të mira Sancho ka realizuar edhe në Ligën e Kampionëve, ku Dortmund është eliminuar në fazën e 1/8 finales nga Tottenham Hotspur.

“Jam larg vendosjes së një çmimi për Jadon, por mund të them, edhe për klubet më të mëdha të botës, transferimi i tij do të ishte i vështirë”, ka deklaruar Zorc, përcjell ‘lajmi.net’.

“Jadon do të luajë te Dortmund sezonin tjetër, dhe ne definitivisht planifikojmë të ardhmen me të”.

Kjo deklaratë mund t’iu mos pëlqejë drejtuesve të Manchester United, që kanë shprehur interesim serioz për talentin anglez./Lajmi.net/