Dortmund arrin marrëveshje me zëvendësuesin e Haaland

Sport

22/06/2022 09:15

Borussia Dortmund ka identifikuar zëvendësuesin e Erling Haaland, madje edhe ka gjetur marrëveshje me të.

Lojtari i Ajax Amsterdam, Sebastien Haller është identifikuar si lojtari për të mbuluar hapësirat e lëna nga norvegjezi Haaland te Dortmund.

Sipas raportimeve të Fabrizio Romano, Dortmund do të paguajnë 35 milionë euro për kartonin e Haller, transmeton lajmi.net.

BVB po përgatitin terrenin për të finalizuar testet mjekësore me lojtarin, si dhe dokumentet për nënshkrim.

Dortmund është një nga skuadrat më aktive në merkato. Ata kanë gjetur marrëveshje me Schlotterbeck, Sule, Adeyemi, Braaf dhe Ozcan – tani edhe Haller. /Lajmi.net/