Dorëzoi kallëzim penal ndaj Onima, Gjesti: S’du as ma shumë as ma pak, veç paret e mia

Artisti i njohur shqiptar, Gjesti në konsultim me avokatët e tij, ka dorëzuar kallëzim penal ndaj kompanisë “Onima”, stafit dhe bashkëpunëtorëve të tij. Para mediave, ai tha se nuk kërkon asgjë më shumë pos parave të tij. “Kemi bërë kallëzim penal ndaj Onima. Nuk po lypi kurgjo ma shumë e as ma pak, veç me…

ShowBiz

30/03/2026 15:02

Artisti i njohur shqiptar, Gjesti në konsultim me avokatët e tij, ka dorëzuar kallëzim penal ndaj kompanisë “Onima”, stafit dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Para mediave, ai tha se nuk kërkon asgjë më shumë pos parave të tij.

“Kemi bërë kallëzim penal ndaj Onima. Nuk po lypi kurgjo ma shumë e as ma pak, veç me qenë i lirë dhe paret e mia”, u shpreh këngëtari.

Avokati i artistit, Artan Çerkini ka bërë të ditur se klientit të tij i janë shitur të drejtat e autorit, dhe siç tha ai, të tjerët kanë përfituar në emër të tij.

“Janë të drejta që i takojnë ekskluzivisht autorit. Gjesti na ka paraqitur një kontratë në bazë të cilës janë shitur të drejtat e autorit. Ai asnjëherë nuk ka qenë në dijeni të kësaj kontrate dhe as nuk e ka parë më herët. Këto veprime në atë kontratë përbëjnë vepër penale. Jemi të gatshëm të ofrojmë mbështetje dhe prova shtesë për çkado që është e nevojshme. Mirëpresim fillimin e hetimeve, dhe personat përgjegjës të dënohen sipas ligjit”, deklaroi avokati para mediave, njofton Klankosova.tv.

Ndërkohë Gjesti u premtoi fansave se së shpejti do të sjellë projekte të reja, derisa ua bëri me dije se i do shumë.

“I dua më së shumti, janë të çmendur, kurrë nuk më kanë lënë vetëm, as unë kurrë s’do t’i lë. Ju dua më së shumti”, u shpreh këngëtari, fitues i BBVA vitin e kaluar.