​Dorëzohet peticioni “Për një Ferizaj pa ‘Urosevac’ në Kuvend”

Iniciatori i peticionit “Për një Ferizaj pa ‘Urosevac’”, Bashkim Fazliu, ka dorëzuar peticionin në Kuvendin e Kosovës. Ai tha se peticioni po dërgohet në Kuvendin e Kosovës për shqyrtim dhe miratim, në një ditë të shënuar për Ferizajn, 28 shtatori, që është Dita e Dëshmorëve të UÇK-së në Ferizaj. Ky peticion ka nisur më 18…

Lajme

28/09/2026 10:37

Iniciatori i peticionit “Për një Ferizaj pa ‘Urosevac’”, Bashkim Fazliu, ka dorëzuar peticionin në Kuvendin e Kosovës.

Ai tha se peticioni po dërgohet në Kuvendin e Kosovës për shqyrtim dhe miratim, në një ditë të shënuar për Ferizajn, 28 shtatori, që është Dita e Dëshmorëve të UÇK-së në Ferizaj.

Ky peticion ka nisur më 18 korrik 2026, ndërkaq janë nënshkruar 14,140 qytetarë të Ferizajt.

“Sot po e dorëzojmë zyrtarisht peticionin për një Ferizaj pa Uroshevac në Kuvendin e Kosovës. Siç e dini, për këtë peticion kemi filluar më 18 korrik dhe sot, në Ditën e Dëshmorëve, po e dorëzojmë në Kuvend për shqyrtim dhe miratim. Deri tash janë mbledhur 14 mijë e 140 nënshkrime vetëm të qytetarëve të Ferizajt”, tha ai.