Dorëzohet Barcelona

Barcelona nuk do ta transferojë Juan Cuadradon. Ylli i Fiorentinës kushton shumë shtrenjtë për gjigantin katalan që ka gjetur dy alternativa të reja për krahun e djathtë.

Sport

14/08/2014 11:57

Barcelona ka vendosur të tërhiqet nga interesimi për transferimin e yllit të Fiorentinës, Juan Guillermo Cuadrado, me arsyetimin se reprezentuesi kolumbian kushton shumë shtrenjtë.

Andaj, gjiganti katalan ka gjetur dy alternativa të reja për të zëvendësuar Dani Alvesin, i cili pritet të largohet nga klubi gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Sipas të përditshmes sportive katalan “Sport”, objektivi i parë është Douglas Pereira dos Santos, 24-vjeç, anëtar i San Paolos që vlerësohet në 7 milionë euro.

Ndërsa, plani B është Leo, 23-vjeç nga Flamengo. Ndërsa, Cuadrado mund të përfundojë në Manchester United.