Dorëzohen për Nagelsmann, Tottenham gjuan “grrepin” te Xabi Alonso

Trajneri gjerman, Julian Nagelsmann nuk do të jetë trajner i Tottenham Hotspur. Burimet e Sky Sports thonë se klubi anglez nuk është takuar me Julian Nagelsmann për të diskutuar bashkëpunimin dhe nuk priten takime të tjera me trajnerin. Përfaqësuesit e drejtuesve të Tottenhamit e respektojnë trajnerin gjerman, por ai nuk është zgjedhja e tyre e…

Sport

12/05/2023 23:19

Trajneri gjerman, Julian Nagelsmann nuk do të jetë trajner i Tottenham Hotspur.

Burimet e Sky Sports thonë se klubi anglez nuk është takuar me Julian Nagelsmann për të diskutuar bashkëpunimin dhe nuk priten takime të tjera me trajnerin.

Përfaqësuesit e drejtuesve të Tottenhamit e respektojnë trajnerin gjerman, por ai nuk është zgjedhja e tyre e parë dhe e vetme.

Vihet re gjithashtu se bosët e Spurs e admirojnë trajnerin e Bayer Leverkusen, Xabi Alonso.