Dorëhiqet këshilltari i Kurtit, para disa ditësh iu ngrit aktakuzë për keqpërdorim

Nenad Rashiq, këshilltar politik i kryeministrit Kurti  ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Lajme

23/04/2020 13:55

Kjo është bërë pas aktakzuës së ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës, që ndërlidhet me dyshimet me keqpërdorimet e detyrës zyrtare, shkruan lajmi.net.

Kryeministri ka thënë se Rashiq ia ka dorëzuar dorëheqjen, për shkak se ka konsideruar se është cënuar funksioni që ai e ushtronte

“Mirëpo, ende pa u bërë dy javë prej emërimit të tij, atij iu ngrit një aktakuzë nga Prokuroria Speciale në Kosovë, dhe në këtë mënyrë u cënua funksioni që ai ushtronte. Unë besoj në pafajësinë e Nenad Rashiq. Zoti Nenad Rashiq, ma ka dorëzuar sot dorëheqjen e tij nga pozita e Këshilltarit Politik, dhe drejtorit të zyrës për Komunitete”, ka thënë ai. /Lajmi.net/

Lexo edhe:

Aktakuzë kundër Mimoza Kusarit, Nenad Rashiqit, Besim Beqajt e Dardan Gashit