Dorasi Granit Plava thotë se mori 30 mijë euro nga Naim Murseli për vrasjen e Liridonës

Granit Plava, bashkëfshatar me Naim Murselin, dyshohet se mori 30 mijë euro për t’a vrarë Liridona Murselin, bashkëshorten e Naimit. Ky i fundit dyshohet të jetë porositësi i vrasjes së gruas së tij, bazuar në deklaratat që janë dhënë deri tash në polici, shkruan lajmi.net. Sipas informacioneve fillestare, grabitja është inskenuar për ta mbuluar atë…

Lajme

01/12/2023 18:39

Granit Plava, bashkëfshatar me Naim Murselin, dyshohet se mori 30 mijë euro për t’a vrarë Liridona Murselin, bashkëshorten e Naimit.

Ky i fundit dyshohet të jetë porositësi i vrasjes së gruas së tij, bazuar në deklaratat që janë dhënë deri tash në polici, shkruan lajmi.net.

Sipas informacioneve fillestare, grabitja është inskenuar për ta mbuluar atë që në të vërtetë ka ndodhur.

Policia ka arrestuar të dytë, teksa po vazhdojnë bastisjet në disa lokacione. /Lajmi.net/