Donjeta Sadiku fiton medaljen e argjendtë në turneun e Sofjes
Në Sofje të Bullgarisë, Donjeta Sadiku ka fituar medalje të argjendtë.

Sport
Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, ka regjistruar një sukses të madh në turneun ndërkombëtar të boksit, ‘Balkan’, duke fituar medaljen e argjendtë, shkruan lajmi.net.
Donjeta humbi në finale ndaj brazilianes Ferreira Beatriz, cila është e para në ranglistën botërore të AIBA-s, kategoria -60 kilogramë.
Sadiku ishte e barabartë edhe në finale, duke treguar një formë të mirë, por në fund doli se boksierja braziliane ishte për një nuancë më e mirë.
Në finalen e këtij dueli drejtësinë e ndau gjyqtari Latif Demolli. /Lajmi.net/