Doni të pastroni trupin tuaj natyrshëm? Ja ushqimet që këshillohet të konsumoni

Pra, cilat janë ushqimet që detoksifikojnë trupin, heqin metalet e rënda dhe ndihmojnë në parandalimin e mpiksjes së gjakut?

Lifestyle

05/04/2021 15:17

Disa ushqime ndihmojnë në largimin e toksinave nga trupi ynë falë mineraleve dhe vitaminave që përmbajnë, shkruan “ABCNews”.

Studiuesit thonë se nëse trupi detoksifikohet si duhet dhe bakteret e dobishme në zorrët janë në ekuilibër, kemi fuqi t’i kalojmë sëmundje të tilla si ftohjet dhe gripi pa antibiotikë, transmeton lajmi.net.

Avokado

Avokado heq kimikatet nga mëlçia, ul kolesterolin dhe zgjeron enët e gjakut. Përveç kësaj, avokadot përmbajnë glutathione, që parandalon të paktën 30 kancerogjenë të ndryshëm. Ndihmon në uljen e presionit të lartë të gjakut, ka përmbajtje lëndësh ushqyese që parandalojnë rrezikun e sëmundjes së zemrës dhe goditjes në tru.

Lakër turshi

Lakra turshi largon toksinat nga trupi dhe siguron një lëkurë më të pastër. Parandalon fryrjen e barkut dhe shëron aknet. Për më tepër, lakra turshi ndihmon trupin të thithë vitaminat dhe mineralet në mënyrë më efikase, ndërsa siguron më shumë energji.

Kajsi të freskëta dhe të thata

Kajsitë e thata njihen për efektin e tyre

natyror laksativ (duke eleminuar shpejt kapsllëkun). Kajsitë e freskëta përmbajnë shumë fibra. Kjo ju ndihmon të qëndroni të ngopur më gjatë dhe ushqeni bakteret e mira në zorrë.

Grejpfrut

Grejpfruti përmban nootkatone, përbërje kimike që rrisin metabolizmin dhe nxisin humbjen e peshës. Përveç kësaj, për shkak se është i pasur me fibra, ju mban të ngopur gjatë gjithë ditës dhe ndihmon në ekuilibrimin e niveleve të sheqerit në gjak.

Spirulina

Ky përbërës ka efekte shumë të fuqishme që pastrojnë gjakun nga metalet e rënda. Por tipari më tërheqës i këtij pluhuri jeshil është se klorofili, përbërësi kryesor i tij, neutralizon erën e trupit. Si rezultat, spirulina mund të eleminojë djersën e keqe dhe erën e trupit.

Kastravecat

Uji që vjen nga kastraveci parandalon tharjen e gojës dhe stimulon prodhimin e pështymës. Mbajtja e një fete kastraveci në gjuhë ndihmon në parandalimin e erës së keqe të gojës.

Ananasi

Ananasi është një frut që përmban bromelainë, një djegës natyral i yndyrës që ndihmon trupat të tresin proteinat. Është më e shëndetshme të konsumoni ananas të freskët në vend të ushqimit të konservuar, për shkak se bromelaina, enzima e djegies së dhjamit në ananasin e konservuar, dëmtohet gjatë procesit të konservimit. /Lajmi.net/