Donaldi befason të gjithë, shfaqet në festën e Top Channel i veshur si Spiderman
Donaldi ka habitur të gjithë me veprimin e tij të fundit.

ShowBiz
Aktori Veshaj njëherësh ish-banori dhe një nga finalistët e BBV ka bërë një veprim të çuditshëm.
Teksa të gjithë ishin të bindur se ai nuk do merr pjesë në festën e Top Channel për shkak të përplasjes me motrat Hoxha, ai ka befasuar të gjithë me lëvizjen e tij të radhës.
Derisa mbrëmjen e sotme po zhvillohet një festë me gjithë ish-banorët e “Big Brother VIP”, bashkëpunëtorët dhe stafin që ka punuar gjatë këtyre katër muajve, ajo që ka marrë më shumë vëmendje është pjesëmarrja e Donaldit dhe Romeos në festë.
Në një video të publikuar në Instagram, dy vëllezërit shihen në festë. Madje, Donaldi ka shkuar i veshur si “Spiderman”.
Videon mund ta ndiqni KËTU.