Don Phenom: Mund të martohem me tri gra

Don Phenom ka vazhduar me pohimet e tij kontraverse.

ShowBiz

02/12/2018 16:12

Këtë herë ishte Don Phenom ai që duhet të zgjidhte në lojën “Mos mba me hatër” njërën nga bukuroshet e shfaqura në ekran.

Zgjedhja e tij duhet të ishte mes Oriola Marashit, Encës dhe Rinës.

Me shumë humor, një nga reperat më në zë të momentit, i zgjodhi të treja por na zbuloi edhe diçka nga jeta e tij personale.

“Me të treja do të martohem, edhe një e kam në shtëpi dhe bëhen katër”, tha ai.

Shkurt, qartë e pa gabime, Don Phenom pranoi se jo vetëm është i lidhur, por gjërat janë më shumë se serioze duke qënë se jetojnë bashkë.

Megjithatë ai e përfundoi lojën deri në fund dhe zgjodhi të martohej me Encën, të hante një darkë me Rinën, duke eleminuar Oriolën. /tch/

YouTube player