Doli për ta ndezur një cigare, hajni ia vjedhë orën e dorës që ka vlerë 760 mijë euro

Një biznesmeni japonez, i cili po qëndronte në një hotel me pesë yje në Paris, iu vodh ora e dorës me vlerë prej 760 mijë eurosh.

Fun

09/10/2019 18:16

Humbja e ‘Richard Mille Tourbillon Diamond Twister’ – një orë dore për gra, që konsiderohet si stoli e çmuar – vjen gjatë një sërë krimesh të ngjashme në kryeqytetin francez, njoftojnë mediet britanike, transmeton lajmi.net.

Kjo gjë ka bërë që policia të lëshojë një paralajmërim për vizitorët në Paris, që posedojnë ora dore të kushtueshme.

“Vjedhja ka ndodhur të hënën në mbrëmje jashtë hotelit Napoleon,” tha një burim hetimi.

“Një biznesmen japonez ishte duke pirë duhan jashtë me një mik, kur iu afrua një burrë në një pallto të stilit Parka, i cili kërkoi një cigare”, tha tutje ai.

Kur pronari i orës nxori dorën jashtë, grabitësi rrëmbeu orën dhe iku.

Policia gjyqësore thotë se skena u kap në video, dhe ata besojnë se lëshoi nga dora telefonin celular Huawei afër skenës së krimit.

Detektivët e Parisit fajësojnë mësimet kjriminale në vjedhjet e orëve në internet. /Lajmi.net/