Dolce ‘prish’ momentin mes Albës dhe Limit, fillon të qeshë teksa dyshja përpiqen të vallëzojnë

Alba dhe Limi kanë kaluar momente mjaft të këndshme së bashku gjatë ditës së sotme, duke lënë të kuptohet se mes tyre po lind sërish një afrim. Qëndrimi i afërt, batutat dhe gjuha e trupit kanë shtuar dyshimet se marrëdhënia e tyre mund të jetë drejt një pajtimi. Teksa ndodheshin në lavanderi, atmosfera u bë…

ShowBiz

26/01/2026 08:49

Alba dhe Limi kanë kaluar momente mjaft të këndshme së bashku gjatë ditës së sotme, duke lënë të kuptohet se mes tyre po lind sërish një afrim.

Qëndrimi i afërt, batutat dhe gjuha e trupit kanë shtuar dyshimet se marrëdhënia e tyre mund të jetë drejt një pajtimi.

Teksa ndodheshin në lavanderi, atmosfera u bë edhe më e ngrohtë. Në sfond u lëshua kënga “I See Red”, ndërsa Labi i inkurajoi të dy që të vallëzonin.

Alba dhe Limi filluan të lëviznin në ritmin e muzikës dhe, me kalimin e sekondave, u panë gjithnjë e më pranë njëri-tjetrit, duke krijuar një moment intim që u vu re edhe nga banorët e tjerë.

Megjithatë, situata ndryshoi papritur me hyrjen e Dolces. Ajo u fut në lavanderi duke qeshur, çka duket se e prishi menjëherë atmosferën mes dyshes.

Reagimi i Albës ishte i menjëhershëm, duke u shprehur: “Jo s’më pëlqen situata”, një fjali që tregoi qartë sikletin dhe pakënaqësinë e saj pas ndërhyrjes.

Kështu, edhe pse Alba dhe Limi po duken më të afërt se më parë, prania e Dolces vijon të mbajë gjallë trekëndëshin mes tyre, duke e bërë të paqartë se çfarë drejtimi do të marrë kjo histori në ditët në vijim.

YouTube player