Dokumenti i FIFA’së për Kosovën

Vendimi i FIFA’së për lejimin e ndeshjeve miqësore ndërkombëtare për Përfaqësuesen e Kosovës është pa dyshim një lajm historik për sportin në vendin tonë. Prej tani e tutje – deri në momentin e pranimit me të drejta të plota – Kosova do të mund të ndeshet me gjigantë të futbollit evropian dhe botëror në nivelin…

Sport

13/01/2014 18:13

Vendimi i FIFA’së për lejimin e ndeshjeve miqësore ndërkombëtare për Përfaqësuesen e Kosovës është pa dyshim një lajm historik për sportin në vendin tonë.

Prej tani e tutje – deri në momentin e pranimit me të drejta të plota – Kosova do të mund të ndeshet me gjigantë të futbollit evropian dhe botëror në nivelin e klubeve dhe Përfaqësueseve – përveç shteteve nga ish-Jugosllavia.

Leja nga Federata botërore e Futbollit erdhi pas një pritjeje të gjatë nga mbarë opinioni sportdashës kosovarë me në krye presidentin e FFK’së, Fadil Vokrri.

Mirëpo, ‘dhurata’ erdhi sot pas dy takimeve mes Vokrrit, homologut të tij nga Federata e Futbollit të Serbisë (FSS), Tomislav Karadzic dhe presidentit të FIFA’së, Sepp Blatter.

Lajmi.net ka siguruar dokumentet zyrtare nga reagimi i FFK’së për vonesën e vendimit, e deri tek leja e dhënë sot.

Leja e FIFA’së Modalitetet