DokuFest, sonte premiera botërore e dokumentarit “Paftuar”

Sot u mbajt konferenca e katërt në kuadër të edicionit të XIV të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër “DokuFest”, në të cilën morën pjesë: Roland Uruçi – regjisor i filmit “Paftuar”, Karim Aitouna – producent i filmit “I Am The People” dhe Amal Ramsis Labib – regjisore e filmit “The Trace of The Butterfly”.

ShowBiz

12/08/2015 18:37

“Kjo nuk është vetëm historia e Shqipërisë… Meksikanët shkojnë në SHBA, marokienët – algjerianët shkojnë në Spanjë dhe ata mbyten në det, sirianët janë duke shkuar në Turqi … kjo është një histori e gjithë botës.” tha Roland Uruçi teksa po fliste për filmin e tij “Paftuar”, premiera botërore e të cilit mbahet sonte në Dokukino Pllato.