Doktori shpjegon sa kohë duhet të zgjasë një “sy-gjumë” që të mos ndjeheni i lodhur më pas

Dr Karan Raj ka shpjeguar saktë se sa duhet të zgjasë një sy-gjumë që ju të keni më shumë energji pa u ndjerë të çorientuar.

Lifestyle

05/01/2021 14:36

Nganjëherë kur nuk flini mjaftueshëm natën, ose thjeshtë ndjeheni të lodhur, një sy-gjumë është me të vërtetë kënaqësi, shkruan “DailyStar”.

Ky gjumi i ditës nganjëherë ju duhet për të mbushur veten energji dhe të ktheheni ditës normal, transmeton lajmi.net.

Por nganjëherë kur zgjoheni, ju ndiheni të çorientuar, konfuz dhe të rëndë në trup, duke e bërë mjaftë të vështirë të ktheheni ditës normal.

Por sa duhet të zgjas një sy-gjumë, që të jetë perfekt? Sipas Dr Karan Raj, balanci i duhur që duhet të arrihet është 90 minuta.

90 minuta gjumë do iu lejojnë të kaloni të gjitha fazat gjatë ciklit të gjumit. Nëse flini më gjatë se kaq, ju do të ndjeheni të lodhur më shumë se të pushueshëm.

Koha më e mirë për një sy-gjumë është mes orës 1 dhe 4 pasdite, sepse nëse flini më vonë do të keni vështirësi të flini natën. /Lajmi.net/