Doktori nga Lipjani ftohet nga Gjykata Speciale

Doktori nga Lipjani, Fitim Selimi është i ftuari i rradhës nga Specialja.

Lajme

11/11/2019 21:03

Ftesën ai e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në Facebook, teksa ka thënë se në Hagë do të paraqitet në cilësinë e të dyshurit, shkruan lajmi.net.

Ai thotë se ka besim të plotë në triumfin e të vërtetës së lavdishme të luftës së drejtë të UÇK-së.

Postimi i plotë i tij:

Të dashur miq, bashkëluftëtarë dhe qytetarë të vendit tim!

Sot mora ftesë nga zyra e Prokurorit Special, për tu paraqitur në këtë organ në cilësinë e të dyshuarit për veprimtarinë time në kuadër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ndonëse përherë e gjallë, sot më fuqishëm më është rikthyer ndjenja e krenarisë për këtë periudhë më të ndritshme të jetës time.
Fare mos të dyshojë askush dhe i siguroj Unë të gjithë ata që duan të dijnë, që në rrethanat e mospërmbushjes dhe mosrealizimit të popullit e vendit tim me të drejta e liri, me kushtrimin për luftën për çlirim, angazhimi dhe veprimi im me shokët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte kulmi i realizimit të identitetit tim përsonal, familjar e kombëtar dhe veprimi im më i ndergjegjshëm të cilit nuk do t’ i ndryshoja asnjehërë asnjë moment dhe asnje detal.

Me besim e bindje të plotë në triumfin e së vërtetës së lavdishme për luftën tonë të drejtë
Fitimi. /Lajmi.net/