Doktoresha shembull për të gjithë, lë fëmijën e saj të sapolindur dhe shkon t’i ndihmojë një gruaje tjetër shtatzënë
Një ngjarje mjaft interesante dhe frymëzuese njiherit.
Fun
Shumë raste kemi parë dhe ndëgjuar kur doktorët bëjnë sakrifica mjaft të mëdha për ti ndihmuar të tjerët. Mirëpo rasti i Amanda Hess është disi ndryshe, transmeton lajmi.net.
Doktoresha Amanda Hess ishte në spital duke u përgatitur të lindë kur dëgjoi se një nënë shtatzënë ishte në gjendje të vështirë dhe doktori i saj ishte larguar nga spitali për një pushim.
Ajo se çfarë bëri ajo ishte e pabesueshme. Dr. Hess la fëmijën e saj pak kohë vetëm dhe me vrap shkoi dhe e ndihmoi gruan për të lindur.
Në momentin kur aty u paraqit një tjetër doktor, ajo u largua dhe shkoi në dhomën e saj dhe aty ishte fëmija i saj. /Lajmi.net/