Dogana zbulon mallra të padeklaruara në Han të Elezit, vlera e tyre rreth 27 mijë euro

Dogana e Kosovës ka zbuluar mallra të padeklaruara gjatë një kontrolli në Pikën e Kalimit Kufitar në Han të Elezit, ku disa kamionë të ngarkuar me automjete ishin paraqitur për procedurën e zhdoganimit. Sipas njoftimit të Doganës, gjatë kontrollit të ngarkesave dhe verifikimit të dokumentacionit, zyrtarët kanë vërejtur mospërputhje ndërmjet mallrave të deklaruara dhe gjendjes…

Lajme

05/11/2026 16:20

Dogana e Kosovës ka zbuluar mallra të padeklaruara gjatë një kontrolli në Pikën e Kalimit Kufitar në Han të Elezit, ku disa kamionë të ngarkuar me automjete ishin paraqitur për procedurën e zhdoganimit.

Sipas njoftimit të Doganës, gjatë kontrollit të ngarkesave dhe verifikimit të dokumentacionit, zyrtarët kanë vërejtur mospërputhje ndërmjet mallrave të deklaruara dhe gjendjes faktike, transmeton lajmi.net.

Ndonëse pesha e ngarkesës përputhej me të dhënat e paraqitura në dokumentacion, është konstatuar se një pjesë e mallit nuk ishte deklaruar fare. Bëhet fjalë për sistemin e shkallëve rrëshqitëse për kabinën e automjeteve.

Dogana ka bërë të ditur se vlera e mallrave të padeklaruara, pa përfshirë detyrimet doganore dhe tatimore, arrin në rreth 27 mijë euro.

“Vlera e mallrave të padeklaruara, pa përfshirë detyrimet doganore dhe tatimore, është vlerësuar në rreth 27,000 euro”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Tutje, bëhet e ditur se rasti është duke u trajtuar nga autoritetet doganore, ndërsa veprimet e mëtejshme do të ndërmerren në përputhje me legjislacionin në fuqi, përkatësisht Kodin Nr. 08/L-247 Doganor dhe të Akcizave.

Dogana e Kosovës ka rikujtuar se deklarimi i plotë dhe i saktë i mallrave është obligim ligjor për të gjithë pjesëmarrësit në procedurat doganore, duke theksuar se çdo mospërputhje mes dokumentacionit dhe gjendjes faktike i nënshtrohet verifikimit dhe trajtimit nga institucionet kompetente.

Njoftimi i plotë:

𝐃𝐨𝐠𝐚𝐧𝐚 𝐞 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬 𝐳𝐛𝐮𝐥𝐨𝐧 𝐦𝐚𝐥𝐥𝐫𝐚 𝐭ë 𝐩𝐚𝐝𝐞𝐤𝐥𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫𝐚 𝐧ë 𝐇𝐚𝐧𝐢 𝐭ë 𝐄𝐥𝐞𝐳𝐢𝐭

Hani i Elezit, 5 nëntor 2026 – Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar mallra të padeklaruara gjatë kontrollit doganor në Pikën e Kalimit Kufitar në Han të Elezit.

Në këtë pikë kufitare janë paraqitur për kontroll disa kamionë të ngarkuar me automjete, për të cilët paraprakisht ishin paraqitur deklaratat përkatëse për procedurën e zhdoganimit.

Gjatë kontrollit dhe verifikimit të dokumentacionit, si dhe harmonizimit të të dhënave të deklaruara me gjendjen faktike të mallrave, zyrtarët doganorë kanë konstatuar se, ndonëse pesha e ngarkesës përputhej me atë të deklaruar, në dokumentacion nuk ishte përfshirë një pjesë e mallit, përkatësisht sistemi i shkallëve rrëshqitëse për kabinën e automjeteve.

Vlera e mallrave të padeklaruara, pa përfshirë detyrimet doganore dhe tatimore, është vlerësuar në rreth 27,000 euro.

Rasti është duke u trajtuar nga Dogana e Kosovës në përputhje me procedurat ligjore në fuqi, ndërsa veprimet e mëtejshme do të ndërmerren në pajtim me dispozitat përkatëse të Kodit Nr. 08/L-247 Doganor dhe të Akcizave.

Dogana e Kosovës rikujton se deklarimi i saktë dhe i plotë i të gjitha mallrave është obligim ligjor për të gjithë pjesëmarrësit në procedurat doganore. Çdo mospërputhje ndërmjet të dhënave të deklaruara dhe gjendjes faktike të mallrave i nënshtrohet verifikimit dhe trajtimit nga autoritetet doganore./lajmi.net/