Dogana sekuestron 130 paketime të barnave në Prishtinë, ishin futur pa banderola

Njësitet Antikontrabandë të Doganës kanë kryer një kontroll në një barnatore në kryeqytet. Gjatë kontrollit Dogana ka gjetur 130 paketime të barnave të ndryshme të kontrabanduara në Kosovë, raporton lajmi.net. Dogana më tej falënderon edhe qytetarët për bashkëpunimin, dhe gjithashtu inkurajon që të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë. Njoftimi i plotë: Në Prishtinë, Njësitet Antikontrabandë…

Lajme

05/07/2024 13:04

Njësitet Antikontrabandë të Doganës kanë kryer një kontroll në një barnatore në kryeqytet.

Gjatë kontrollit Dogana ka gjetur 130 paketime të barnave të ndryshme të kontrabanduara në Kosovë, raporton lajmi.net.

Dogana më tej falënderon edhe qytetarët për bashkëpunimin, dhe gjithashtu inkurajon që të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë.

Njoftimi i plotë:

Në Prishtinë, Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, pas pranimit të informatës nga qytetarët për prezencë të barnave pa banderola, kanë kryer një kontroll në një barnatore. Si rezultat, janë gjetur të fshehura 130 paketime të barnave të ndryshme me banderola të shteteve të huaja, të cilat janë kontrabanduar në Kosovë.

Malli i kontrabanduar është sekuestruar dhe ndaj palës është iniciuar procedura kundërvajtëse.

Falënderojmë qytetarët për bashkëpunimin dhe inkurajojmë të gjithë të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë për të mbrojtur shëndetin publik dhe ekonominë tonë. /Lajmi.net/