Dogana parandalon tentim-shmangie të detyrimeve në Vermicë, sekuestron pajisje të padeklaruara me vlerë mbi 5 mijë euro

Gjatë një kontrolli rutinë në pikëkalimin kufitar në Vermicë, Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe parandaluar një rast të tentim-shmangies së detyrimeve doganore. Gjatë inspektimit të detajuar, zyrtarët doganorë kanë gjetur 4 telefona të rinj IPHONE 17 PRO MAX si dhe pjesë të ndryshme për telefona mobil, të gjitha të padeklaruara nga personi përgjegjës, raporton…

Lajme

27/11/2025 14:32

Gjatë një kontrolli rutinë në pikëkalimin kufitar në Vermicë, Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe parandaluar një rast të tentim-shmangies së detyrimeve doganore.

Gjatë inspektimit të detajuar, zyrtarët doganorë kanë gjetur 4 telefona të rinj IPHONE 17 PRO MAX si dhe pjesë të ndryshme për telefona mobil, të gjitha të padeklaruara nga personi përgjegjës, raporton lajmi.net

Sipas Doganës, vlera totale e mallit të sekuestruar kap shifrën mbi 5 mijë euro.

Mallrat janë konfiskuar, ndërsa ndaj personit të përfshirë janë iniciuar procedurat për kundërvajtje doganore, në përputhje me ligjin.

Dogana e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në forcimin e kontrolleve kufitare, mbrojtjen e tregut dhe garantimin e konkurrencës së drejtë, duke parandaluar çdo tentim të shmangies së detyrimeve doganore./Lajmi.net/