Dogana ndalon në Vërmicë pajisje pune të padeklaruara
Sot në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, nga zyrtarët doganorë është ndalur për kontroll të detajuar një udhëtar, ku në automjetin e tij janë zbuluar mallra të padeklaruara, në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi. Udhëtari në momentin e hyrjes, kishte deklaruar se nuk kishte asgjë për të deklaruar, ndërsa gjatë kontrollit, pas ulëses së shoferit…

Lajme
Sot në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, nga zyrtarët doganorë është ndalur për kontroll të detajuar një udhëtar, ku në automjetin e tij janë zbuluar mallra të padeklaruara, në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi.
Udhëtari në momentin e hyrjes, kishte deklaruar se nuk kishte asgjë për të deklaruar, ndërsa gjatë kontrollit, pas ulëses së shoferit janë gjetur pajisje pune, më saktësisht: Disqe për gdhendje druri (196 copë) dhe llampa koke për ndriçim teknik (61 copë).
“Mallrat e lartpërmendura janë ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave ligjore, ndërsa ndaj udhëtarit është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore. Dogana e Kosovës u bën thirrje të gjithë udhëtarëve që të deklarojnë mallrat që i bartin me vete, në mënyrë që të shmangen pasojat ligjore dhe të kontribuojnë në respektimin e ligjit dhe sigurinë kufitare”, ka njoftuar Dogana. /Lajmi.net/
Njoftimi i plotë: