Dogana kap 50 fishekë të llojit “Luger” në një veturë në hyrje të Kosovës

Njësiti Antikontrabandë i Doganës së Kosovës ka sekuestruar 50 fishekë të kalibrit 9 mm, të llojit Luger (X-Force), në Pikën Kufitare në Hani të Elezit, gjatë një kontrolli të zakonshëm të automjeteve që hyjnë në territorin e Kosovës. Sipas njoftimit zyrtar të Doganës, fishekët u zbuluan mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:45, në bagazhin e…

Lajme

12/09/2025 10:41

Njësiti Antikontrabandë i Doganës së Kosovës ka sekuestruar 50 fishekë të kalibrit 9 mm, të llojit Luger (X-Force), në Pikën Kufitare në Hani të Elezit, gjatë një kontrolli të zakonshëm të automjeteve që hyjnë në territorin e Kosovës.

Sipas njoftimit zyrtar të Doganës, fishekët u zbuluan mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:45, në bagazhin e një veture, pas një kontrolli të detajuar nga zyrtarët doganorë. Gjatë deklarimit fillestar, udhëtarët kishin pohuar se nuk posedonin mallra për deklarim, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, një inspektim më i thelluar çoi në gjetjen e një pakoje të fshehur, që përmbante municionin e dyshimtë.

Municioni është sekuestruar, ndërsa rasti i është dorëzuar Policisë së Kosovës për procedurat e mëtejme hetimore dhe ligjore.

Dogana e Kosovës rithekson përkushtimin e saj për të luftuar kontrabandën dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe kufijve të vendit./lajmi.net/