Dogana e Kosovës: Raporti për Kosovën i Komisionit Evropian thekson progres në fusha të rëndësishme
Dogana e Kosovës, përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se Raporti i Progresit për Kosovën ka pasqyruar përparime të shumta në fusha të rëndësishme për doganën. Sipas doganës, raporti ka gjetur se është bërë progres përgjatë periudhës raportuese, duke përmirësuar në vazhdimësi shkëmbimin sistematik elektronik të të dhënave të akcizës me…
Lajme
Dogana e Kosovës, përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se Raporti i Progresit për Kosovën ka pasqyruar përparime të shumta në fusha të rëndësishme për doganën.
Sipas doganës, raporti ka gjetur se është bërë progres përgjatë periudhës raportuese, duke përmirësuar në vazhdimësi shkëmbimin sistematik elektronik të të dhënave të akcizës me doganat tjera, transmeton lajmi.net.
“Raporti thekson se Dogana e Kosovës gjatë periudhës raportuese së bashku me agjencionet e tjera të zbatimit të ligjit ka bërë përparim në luftimin e llojeve të ndryshme të kontrabandës, përfshirë këtu edhe parandalimin, shtypjen dhe ndjekjen e kontrabandës së narkotikëve, sikurse që është theksuar se ka rritje domethënëse në aktivitete të orientuara drejt luftimit të ekonomisë jo formale dhe evazionit fiskal, duke konkluduar se Dogana e Kosovës dhe agjencinë e tjera të zbatimit të ligjit bashkëpunojnë mirë për të luftuar informalitetin dhe mashtrimet doganore. Ndërkaq bazuar në aktivitetin e Doganës së Kosovës është arritur që të shkarkohen 10 zyrtar dhe të suspendohen 12 zyrtar tjerë.”, thuhet në njoftim.
Tutje, lidhur me sfidat për pagesat për përdorimin e terminaleve, raporti bënë të ditur që progresin e bërë me hapjen e terminalit të parë publik, ndërsa që progresi i më vonshëm nuk është raportuar ende në raport dhe do të pasqyrohet në raportet e ardhshme.
Ndërsa, sa i përket krimit të organizuar dogana njofton se sipas raportit Dogana e Kosovës ka performuar mirë dhe se Dogana së bashku me agjensionet tjera dhe institucionet e linjës po bashkëpunojnë mirë për luftimin e ekonomisë jo-formale dhe krimeve në fushën e doganës.
Ky vlerësim është i rëndësishëm për Doganën e Kosovës, pasi që konfirmon rezultatet dhe qasjen strategjike./Lajmi.net/