Dogana e Kosovës mbledh 1.52 miliardë euro të hyra për nëntë muaj

Dogana e Kosovës ka realizuar të hyra totale në vlerë prej 1 miliard e 521 milionë euro gjatë periudhës janar–shtator 2026, duke shënuar rritje prej 5.7% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2025, kur të hyrat arritën në 1 miliard e 439 milionë euro. Kjo rritje reflekton performancën pozitive në mbledhjen e të hyrave…

Lajme

15/10/2026 13:22

Dogana e Kosovës ka realizuar të hyra totale në vlerë prej 1 miliard e 521 milionë euro gjatë periudhës janar–shtator 2026, duke shënuar rritje prej 5.7% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2025, kur të hyrat arritën në 1 miliard e 439 milionë euro.

Kjo rritje reflekton performancën pozitive në mbledhjen e të hyrave doganore dhe kontributin e vazhdueshëm të Doganës së Kosovës në buxhetin e Republikës së Kosovës.

Sipas të dhënave për këtë periudhë, rritje është shënuar në të tri kategoritë kryesore të të hyrave:

  • Taksa doganore: 145.67 milionë euro, me rritje prej 7.0% krahasuar me vitin 2025.
  • Taksa e akcizës: 487.25 milionë euro, me rritje prej 1.9%.
  • TVSH-ja: 884.71 milionë euro, me rritje prej 7.5%.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e legjislacionit doganor, parandalimin e parregullsive dhe kontrabandës, lehtësimin e tregtisë së ligjshme dhe sigurimin e të hyrave për buxhetin e shtetit.