“Do t’iu bëjmë tokë të zezë” – Konjufca mundohet ta sqaroj pse e përdori këtë shprehje për opozitarët
Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca sot është munduar të sqaroj deklaratën e tij që e ka dhënë për opozitarët në një tubim gjatë fushatës. “Do t’iu bëjmë tokë të zezë”, ka thënë Konjufca për opozitarët. Ai sot në një prononcim për Kanal10, ka thënë se kjo është shprehje e përditshme e tij. “Ata që më…
Lajme
Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca sot është munduar të sqaroj deklaratën e tij që e ka dhënë për opozitarët në një tubim gjatë fushatës.
“Do t’iu bëjmë tokë të zezë”, ka thënë Konjufca për opozitarët.
Ai sot në një prononcim për Kanal10, ka thënë se kjo është shprehje e përditshme e tij.
“Ata që më njohin, përshembull Besnik Tahiri e dinë se fjalën “tokë” e përdori në ditë nja 30 herë. e përdori kryesisht për vete. |Përs shembull ti na bëre tokë të zezë që na le me nirth jashtë. Në këtë kuptim e përdori unë, nuk është diçka me e pushkatu dikënd qysh e kanë marrë opozita”, ka thënë Konjufca.
Ai gjithashtu ka thënë se opozitarët “po preken lehtë” ditëve të fundit.
“Më vjen keq që lehtë po preken ditëve të fundit. Ata që më njohin dhe kanë komunikim të përditshëm me mu, e dinë cili është fjalori jem, këtë fjalë e përdori në përditshmëri kur ndonjë gjë shkon keq por në kuptimin praktik të fjalës”, ka shtuar ai. /Lajmi.net/