“Do t’i përfundojmë projektet që janë blloku”, Cili është vizioni i Përparim Ramës nëse e merr edhe një mandat?

Po vazhdon të zhvillohet debati për Prishtinën. Përparim Rama nga LDK dhe Hajrulla Çeku nga Lëvizja Vetëvendosje po përballen. Rama ka folur për programin e tij, duke përmendur edhe përfundimin e unazës së qytetit. Ai tha se Prishtina do të vazhdojë të transformohet. “Për katër-vjeçarin e ardhshëm, projektet madhore që do vazhdojmë t’i bëjmë janë…

Lajme

03/11/2025 22:36

Po vazhdon të zhvillohet debati për Prishtinën.

Përparim Rama nga LDK dhe Hajrulla Çeku nga Lëvizja Vetëvendosje po përballen.

Rama ka folur për programin e tij, duke përmendur edhe përfundimin e unazës së qytetit.

Ai tha se Prishtina do të vazhdojë të transformohet.

“Për katër-vjeçarin e ardhshëm, projektet madhore që do vazhdojmë t’i bëjmë janë përfundimi i unazës së projektit, është projekt madhor që është blloku. Kemi stacionin e autobusëve, më pas është unaza e brendshme për rreth. Janë 10 shkolla që do i ndërtojmë vite më rradhë”, ka thënë ai në t7.