Do t’i fitojmë zgjedhjet
Albin Kurti thotë se Lëvizja Vetëvendosje do t’i fitoj zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Thotë se Vetëvendosje ka filluar të reformatizohet e jo të ristrukturohet. E pranon se është i pakënaqur me rezultatin e zgjedhjeve lokale.

Lajme
Ndonëse në zgjedhjet lokale Lëvizja Vetëvendosje arriti të triumfoj vetëm në Prishtinë, lideri i saj Albin Kurti, shprehet optimist për zgjedhjet nacionale që do të mbahen sivjet.
Ai pret një rezultat shumë më të mirë sesa në zgjedhjet lokale, pasi s’është ndarë shumë i kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve të nëntorit..
Në një intervistë për Bota Sot, Kurti ka komentuar edhe fitoren e nënkryetarit të tij, Shpend Ahmetit..
“Kemi fituar, sepse kemi fituar në Prishtinë, në komunën më të madhe dhe më të rëndësishme në Kosovë, në Kryeqytetin e Republikës”.
“Nuk jemi të kënaqur me rezultatin në përgjithësi dhe nuk do të jemi të kënaqur deri atëherë kur do të ndryshojmë qeverisjen në gjithë Kosovën dhe në secilën komunë ashtu siç bëmë në Prishtinë”.
“Nuk e fituam ne Prishtinën, por Prishtina na fitoi ne”.
“Prishtina e fitoi një kryetar të ri e të mirë, Shpend Ahmetin dhe qeverisjen e Vetëvendosjes me alternativë përkatëse lokale për Prishtinën”.
“Është e vërtetë që Lëvizja Vetëvendosje por zgjerohet e po forcohet, po i shton e po i shtrëngon radhët e saj në përgatitje për sfidat e vitit 2014”.
“Do të fitojmë në zgjedhjet parlamentare që me gjasë do të mbahen në vjeshtën e vitit 2014. për të gjitha këto beteja që nuk janë vetëm qeverisëse dhe elektorale lëvizja Vetëvendosje ka nisur ristrukturimin e qendrave të saj dhe organizatës në përgjithësi. Këtë ne e quaj ristrukturim dhe jo “reformatizim”.