Do të blesh një mbushës të ri të telefonit? Ja si ta dalloni nëse është origjinal apo fals

18:32 | 29 Maj 2019

-640-0-5ced86c02a588

Për shkak të konkurrencës së madhe dhe tregut të lirë, që shpiejnë në shumësi produktesh, ne shpeshherë përballemi me produkte të dorës së dytë.

Ky lloj fenomeni është i shprehur edhe tek mjetet teknologjike, e posaçërisht tek mbushësit e smartfonave, transmeton lajmi.net.

Por, ekzistojnë disa metoda për t’i zbuluar se cilët nga mbushësit janë imitim, e cilët janë prodhim origjinal i kompanisë.

Fotografitë e mëposhtme do iu ndihmojnë se si ta zbuloni një gjë të tillë.

1. Prezenca e mbështjellëses tek pjesa ku futet mbushësi në rrymë nënkupton se është origjinal

2. Madhësia dhe ngjyra bëjnë diferencën

3. Hapësira më e ngushtë ndërmjet portit dhe pjesës së sipërme të kokës së mbushësit nënkupton se ky i fundit është fals

4. Ngjyra më e theksuar nënkupton se mbushësi është fals

5. Shkronjat jo të theksuara të firmës nënkupton se mbushësi është origjinal

6. Prezenca e këtyre simboleve e bën mbushësin fals

/Lajmi.net/