“Do ta votoj Albulena Haxhiun”, Kusari-Lila: Nuk kam informacion nëse dikush ka biseduar me Bekë Berishën pas kësaj deklarate – Duhet koncensus politik
Deputetja e LVV-së, Mimoza Kusari-Lila është deklaruar për media në lidhje me bllokadën e krijuar në Kuvend dhe atë se çfarë mund të ndodh pasi të përfundon afati i dhënë nga Gjykata Kushtetuese. Ajo ka thënë se ka propozuar të ketë një koncensus politik në vullnet politik e që sipas saj kjo mungon. “Nëse ka…

Lajme
Deputetja e LVV-së, Mimoza Kusari-Lila është deklaruar për media në lidhje me bllokadën e krijuar në Kuvend dhe atë se çfarë mund të ndodh pasi të përfundon afati i dhënë nga Gjykata Kushtetuese.
Ajo ka thënë se ka propozuar të ketë një koncensus politik në vullnet politik e që sipas saj kjo mungon.
“Nëse ka vullnet politik, do të thotë të jetë dakordim i palëve si formë e kompromisit të përbashkët për shkak se mocioni si procedurë në seancën konstituive nuk është i paraparë as me rregullore të kuvendit as nuk është i cekur në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Prandaj, përtej normimit të secilit proces këtu që ndodh situata mund të zhbllokohet në vullnetin politik të deputetëve të grupeve parlamentare për të shty përpara një proces. Nëse ta kanë reflektu edhe mund të kërkojnë, por fatkeqësisht kur po dështon votimi për komisionin për votim të fshehtë po vazhdojnë fjalimet të cilat specifikisht janë të ndaluara me rregullore të punës së Kuvendit. prandaj nuk e di si mundet sipas tyre një proces që duhet të kthehet mbarë ose një proces i cili duhet të vijoj dhe të përmbyllet me seancë, të plotësohet me shkelje të cilat po i bëjnë përfaqësuesit e opozitës së deritashme”, ka thënë Kusari-Lila.
Ajo ka thënë se kur po ka mungesë të pajtueshmërisë apo vullnetit kthehemi të gjithë tek interpretimet ligjore apo kushtetuese e që sipas saj po bëhet vazhdimisht zbërthimi i aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.
“Sot më e thjeshta që mund të ndodh është të marrin pjesë në votimin e komisionit për votim të fshehtë, çoftë me e rrëzu apo miratu por cilado qoftë pjesëmarrja në votim e kish shty këtë situatë përpara. Deri më tani e vetmja palë që ka bë oferta ka qenë grupi jonë parlamentar gjegjësisht kryeministri Kurti. Tani mbetet të shihet se a do të ketë vullnet për të shqyrtu çfarë do lëvizje tjetër. Unë po them më e thjeshta që mund të ndodh është sot të marrin pjesë në votim, pro, kundër apo abstenim dhe të tejkalohet ky ngërç. Të gjithë ata deputetë që po reflektojnë dhe janë të bindur se kryeparlamentari i takon grupit parlamentar të LVV-së se situata duhet të zhbllokohet mund ta përkthejnë atë retorikë në veprim dhe të votojnë në Kuvend”, ka thënë Kusari Lila.
Në lidhje me deklarimin e deputetit të AAK-së, Bekë Berisha se do ta votoj Albulena Haxhiun për kryeparlamentare ajo ka thënë se nuk ka informacion nëse dikush ka biseduar me atë. /Lajmi.net/