Dje u largua nga Ballkani, sot Nexhipi zyrtarizohet si drejtor te skuadra turke
Dje u largua nga skuadra e Superligës së Kosovës, Ballkani, sot Nderim Nexhipi është zyrtarizuar si drejtori i ri sportiv i Manisas. Ish-futbollisti ka nisur një aventurë të re pasi i dha fund aventurës te Ballkani, shkruan Lajmi.net “Jam shumë i lumtur që jam këtu. Dëshiroj të falënderoj presidentin dhe menaxherin tonë për mundësinë që…
Sport
Dje u largua nga skuadra e Superligës së Kosovës, Ballkani, sot Nderim Nexhipi është zyrtarizuar si drejtori i ri sportiv i Manisas.
Ish-futbollisti ka nisur një aventurë të re pasi i dha fund aventurës te Ballkani, shkruan Lajmi.net
“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Dëshiroj të falënderoj presidentin dhe menaxherin tonë për mundësinë që më dhanë. Ne duam të krijojmë një ekip që luan për kampionatin. Kam shumë vite që ndjek futbollin turk. Erdha këtu për të shtuar arritje të reja. Do të bëjmë maksimumin që Manisa ta çojmë në Superligë. Vitin e kaluar fitova 2 tituj të ligës me FC Ballkanin dhe dolëm mirë në Evropë. Këtë sukses dua ta vazhdoj te Manisa”, tha Nexhipi.