Dje u dogjën disa objekte në Kosovë

Dy shtëpi dhe një stallë me gjashtë gjedhë janë djegur dje në Kosovë.

Lajme

06/04/2018 13:23

Në fshatin Kosterc në rrethana të panjohura nga zjarri është djegur stalla dhe 6 shtazë (bika). Policia ka njoftuar se, njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz.

Ndërkaq, po dje, në fshatin Berjahë të Gjakovës ankuesja femër K/Shqiptare ka njoftuar se në rrethana të panjohura nga zjarri i është përfshirë shtëpia  e saj. Njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin  e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.

Edhe në  Rr. “Brahim Ademi” në Ferizaj një femër ka njoftuar se në rrethana të panjohura nga zjarri është përfshirë shtëpia  e tij. Njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për lëndime në njerëz. /Lajmi.net/