Dje ofendoi Haradinajn duke e quajtur “gjeneral të vetëshpallur” sot Gërvalla udhëton në Poloni për të nderuar viktimat e Holokaustit

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla ka udhëtuar për në Poloni. Një ditë pasi në Deçan ministrja Gërvalla tentoi të përulë liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj sa i përket vlerave të tij në luftë, sot udhëtoi për të nderuar  viktimat e holokausti. Ajo e ofendoi Haradinajn duke e quajtur “gjeneral të vetëshpallur”,…

Lajme

27/01/2025 12:34

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla ka udhëtuar për në Poloni.

Një ditë pasi në Deçan ministrja Gërvalla tentoi të përulë liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj sa i përket vlerave të tij në luftë, sot udhëtoi për të nderuar  viktimat e holokausti.

Ajo e ofendoi Haradinajn duke e quajtur “gjeneral të vetëshpallur”, duke u munduar kështu të përulë gjithë kontributin e familjes Haradinaj në kuadër të luftës në Kosovë.

“Me ftesë të Muzeut Shtetëror Aushvic Birkenau, është ftuar për herë të parë një delegacion nga Republika e Kosovës për pjesëmarrje në ngjarjen e 80 vjetorit të çlirimit të kampit të përqendrimit dhe shfarosjes Aushvic. Ngjarja e organizuar nga Muzeu dhe Drejtori i saj Piotr Cyëiński, po mbështetet nga Shteti i Polonisë dhe delegacionet e shteteve pjesëmarrëse po i mirëpret Presidenti i Republikës së Polonisë, Andrzej Duda.Përkrah Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, po merr pjesë Zëvendëskryeminstrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla”,thuhet në njoftimin për media.

Në njoftim po ashtu thuhet se “Ndonëse nuk ka pasur hebrenj nga Kosova të internuar apo të vrarë në kampin Aushvic, Kosova bashkëndjen dhimbjen për mëse 1.1 milion njerëz të vrarë në Aushvic, dhe njëherit krenohet me trashëgiminë e saj të mbrojtjes së hebrenjve gjatë luftës së dytë botërore”./Lajmi.net/