Djaloshit që iu thyen 4 dhëmbë, ngase pinte shpesh këtë pije energjike

Një person theu katër dhëmbë, si dhe do të ketë nevojë për mbushje të 24 dhëmbëve të tjerë, për shkak se pinte më shumë se 6 kanaçe 'Monster Energy' në ditë.

Fun

13/02/2019 17:48

Vinnie Pyner, 21 vjeçar, u bë i varur në pije energjike, e cila ishte plot me kafeinë dhe sheqer, për ta ndihmuar atë të qëndronte zgjuar për të studiuar, transmeton lajmi.net.

Ai po pinte deri në 45 kanaçe në javë dhe nëna e tij, Tara, u shqetësua për varësinë e tij.

Katër dhëmbët e përparmë u thyen kur ai kafshoi një mollë, pas shtatë muajsh marrje të sasive të larta të ‘Monster Energy’.

Dentistët zbuluan se çdo dhëmb në gojën e tij kishte rënë dhe tani do t’i duheshin 24 mbushje dhe proteza.

Ai filloi trajtimin e dhëmbëve në shtator dhe shpreson të kthehet në kolegj dhe të gjejë punë së shpejti. /Lajmi.net/