Djali me 232 dhëmbë në gojë

22:37 | 5 Tetor 2018

Një njeri i rritur ka zakonisht 32 dhëmbë (ose më pak). Por nëse flet për numrin e dhëmbëve askujt nuk i shkon ndërmend një numër me tri shifra. Megjithëse e pabesueshme, kjo ka ndodhur. Një djalë në Indi ka hequr nga goja plot 232 dhëmbë.

Rasti në fjalë ka ndodhur në provincën Byculli të Indisë, ku adoleshenti 17-vjeçar Ashik Gavai i është drejtuar dentistit me ankesa për dhimbje në zgavrën e gojës dhe probleme në gëlltitjen e ushqimit, transmeton lajmi.net.

Pas kontrollit, mjekët kanë zbuluar se ai vuante nga një anomali e rrallë e shpërndarjes së dhëmbëve, prandaj i kanë këshilluar ndërhyrjen kirurgjikale. Operacioni ka zgjatur mbi shtatë orë dhe mjekët janë habitur kur kanë numëruar dhëmbët e hequr. ”Filluam të nxirrnim dhëmbët më të vegjël, pastaj më të mëdhenjtë. Në fund të operacionit u tronditëm, sepse kur i numëruam ishin 232 dhëmbë”, tha stomatologia Sunanda Dhivare-Palëankar, e cila kreu operacionin. /Lajmi.net/