Djali i Tom Hanks i varur nga droga (Foto)

Djali i Tom Hanks po përjeton ditët e tij më të vështira.

ShowBiz

02/10/2015 12:40

Ai ka bërë publike faktin se është i varur nga droga. Për këtë ai ka shkuar në një qendër rehabilitimi, për të luftuar problemet e tij.

Chester është rrëfyer se është ivarur nga kokaina dhe për këtë arsye ka nisur të shkojë në një qendër rehabilitimi.

Përmes llogarisë së “Instagram”-it, 25-vjeçari ka publikuar disa video ku tregon: “Vazhdoj të shkoj në një qendër rehabilitimi. Po mundohem të lë gjithçka dhe po eci shumë mirë.

M’u desh të shihja veten time, jetën dhe gjithë budallëqet që bëja dhe arrita në përfundimin se kështu nuk mund t’ja dal”. Ai gjithashtu ka shtuar: “Disa muaj më parë unë shisja dhe pija drogë deri në atë pikë, saqë hundët e mia nuk ishin në gjendje të thithnin më”. /albeu