Djali i Smajl Hajdarajt, ish-këshilltari i Gërvallës, për Rezolutën që u miratua sot: E pavlerë dhe hipokrite, nuk mendoj se Specialja po i shkel të drejtat e njeriut
Shpëtim Hajdardaj, djali i veprimtarit të LDK-së dhe komandantit të UÇK-së, Smajl Hajdaraj, e ka konsideruar hipokrike dhe të pavlerë, rezolutën që e miratoi Kuvendi i Kosovës për Gjykatën Speciale sot. Hajdaraj, që është anëtar i GUXO dhe ish-këshilltar i Donika Gërvallës, tha se nuk beson se po shkelen të drejtat e ish-krerëve të UÇK-së,…
Lajme
Shpëtim Hajdardaj, djali i veprimtarit të LDK-së dhe komandantit të UÇK-së, Smajl Hajdaraj, e ka konsideruar hipokrike dhe të pavlerë, rezolutën që e miratoi Kuvendi i Kosovës për Gjykatën Speciale sot.
Hajdaraj, që është anëtar i GUXO dhe ish-këshilltar i Donika Gërvallës, tha se nuk beson se po shkelen të drejtat e ish-krerëve të UÇK-së, transmeton lajmi.net.
“Unë kam qenë këshilltar i Donika Gërvallës deri dje. Rezolutë shumë e pavlerë dhe shumë hipokrite. Nuk mendoj se po shkelen të drejtat e njeriut nga Gjykata Speciale.”, tha ai në Debat Plus./lajmi.net/