Djali i Nexhmije Haradinit që u vra në Vushtrri: Vrasja e nënës sime duhet të jetë rasti i fundit
Frika dhe pasiguria kanë pllakosur Vushtrrinë. Rrugët duken më të heshtura se zakonisht, ndërsa banorët flasin me zë të ulët për ngjarjet tronditëse. “Nuk e prisja kështu. E shihja lajmin në portale dhe nuk mund të besoja”, thotë mes lotësh 19-vjeçari Alaudin Haradini. Nëna e tij 42 vjeçe, Nexhmije Haradini, u vra me armë zjarri…

Lajme
Frika dhe pasiguria kanë pllakosur Vushtrrinë. Rrugët duken më të heshtura se zakonisht, ndërsa banorët flasin me zë të ulët për ngjarjet tronditëse.
“Nuk e prisja kështu. E shihja lajmin në portale dhe nuk mund të besoja”, thotë mes lotësh 19-vjeçari Alaudin Haradini.
Nëna e tij 42 vjeçe, Nexhmije Haradini, u vra me armë zjarri më 24 mars në fshatin Stanoc të komunës së Vushtrrisë. Autori i dyshuar i krimit, 58 vjeç, vrau më pas veten.
Më pak se 24 orë më herët, Vushtrria ishte tronditur nga një tjetër ngjarje e rëndë: vrasja e një 19-vjeçari në qendër të qytetit.
Për të dyja rastet, autoritetet thonë se janë duke kryer hetime e duke mbledhur prova, por për Alaudinin dhimbja është e padurueshme.
“Ajo ka punuar në furrë buke për të na mbajtur neve”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.
Me babanë dhe dy motrat më të vogla, Alaudini e gjen veten në një realitet të ri e të papritur. “Vrasja e nënës sime duhet të jetë rasti i fundit”, thotë ai, pa dashur të flasë më gjatë.