Djali i Jakup Krasniqit me mesazh prekës: Mbështetja juaj na jep forcë të vazhdojmë
Djali i ish zëdhënësit të UÇK-së dhe ish kryekuvendarit , Jakup Krasniqi, Altin Krasniqi në përurimin e lapidarit për të atin e vlerësoi mbështtejten e madhe për familjen, me ç’rast tha që pikërisht kjo pëkrahje i jep forcë të vazhdojnë tutje. “Në emër të familjes sonë, ju shprehim mirënjohje të thellë për mbështetjen, respektin dhe…
Lajme
Djali i ish zëdhënësit të UÇK-së dhe ish kryekuvendarit , Jakup Krasniqi, Altin Krasniqi në përurimin e lapidarit për të atin e vlerësoi mbështtejten e madhe për familjen, me ç’rast tha që pikërisht kjo pëkrahje i jep forcë të vazhdojnë tutje.
“Në emër të familjes sonë, ju shprehim mirënjohje të thellë për mbështetjen, respektin dhe vlerësimin që ia keni dëshmuar vazhdimisht familjarit, kushëririt dhe mikut tuaj, Jakup Krasniqit. Për ne, kjo mbështetje ka një domethënie të veçantë. Ajo na jep forcë dhe na dëshmon se respekti, solidariteti dhe mirënjohja e njerëzve mbeten të palëkundura edhe në kohët më të vështira”, tha ai.
Tutje, Krasniqi tha që beson që drejtësia do të triumfojë dhe që të gjithë çlirimtarët të kthehen sa më shpejtë në Kosovë.
“Shpresoj dhe besoj se drejtësia do të triumfojë dhe të gjithë çlirimtarët do të kthehen sa më parë në atdheun e tyre, pranë familjes dhe njerëzve të tyre. Faleminderit nga zemra të gjithëve”, përfundoi ai.